Një kinez i “dashuruar” me Egnatian: Kur erdha këtu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2018 | 15:46

Një kinez i “dashuruar” me Egnatian: Kur erdha këtu…

Mesfushori shtatshkurtër kinez, Vu Jiangtaoi, që më 5 mars mbushi 21 vjeç dhe këtë ditëlindje e festoi për herë të parë jo në vendlindjen e tij në Kinë, por në Rrogozhinë, ndihet mirë te Egnatia. “Dua t’i falënderoj për besimin që më dhanë duke luajtur në ndeshjen e fituar të shtunën e kaluar ndaj Besëlidhjes.

Egnatia

E solla unë fatin e fitores? Ndoshta. Por ajo që më gëzon, është fakti se tani është radha që edhe unë të luaj e të jap kontributet e mia konkrete në skuadër. Në takimet e tjera shpresoj të kem sa më shumë minuta në dispozicion”, tha mesfushori kinez, duke shtuar se tani pas mbresave të debutimit, ndihet shumë më i motivuar.

“Jam duke punuar fort së bashku me të gjithë futbollistët e tjerë, pasi e çmoj të rëndësishme këtë eksperiencë të parë në një shtet si Shqipëria. Kur erdha këtu, u ndjeva vërtetë mirë.

Shoh shumë dëshirë e karakter të fortë nga ana e futbollistëve për t’u stërvitur sa më mirë. Po kështu, edhe një disiplinë e seriozitet shembullor nga të gjithë drejtuesit e stafit. Kjo javë është pushim dhe mendoj se dhe për mua është momenti që të bëj maksimumin në stërvitje, për t’i shërbyer ekipit në ndeshjet e mbetura”, tha Jiangtaoi.

Aldo Buzi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"