“Një karton i verdhë do kishte mjaftuar”, ish-arbitri Çezari bën moviolën e sfidës Atalanta-Real: S’e kuptoj pse nuk ndërhyri VAR-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 14:50

“Një karton i verdhë do kishte mjaftuar”, ish-arbitri Çezari bën moviolën e sfidës Atalanta-Real: S’e kuptoj pse nuk ndërhyri VAR-i

Ndeshja Atalanta- Real Madrid, e mbyllur me rezultatin 0 me 1, ka bërë të debatohet gjatë, në media, në lidhje me episodet apo vendimet e gjyqtarit.

moviola-freuler

Një nga episodet, që ka bërë, të ndizet debati, ka qenë dhe kartoni i kuq, i marrë nga mbrojtësi i Atalantës, Remo Froiler, i cili, pengoi Ferland Mendi, që ishte nisur drejt portës. Gjyqtari, e cilësoi rastin, si heqje mundësie shënimi për gol, duke ndëshkuar futbollistin e Atalantës me karton të kuq.

Por, ish-arbitri i FIFA-s, Graciano Çezari, mendon se arbitri ekzagjeroi me ndëshkimin me të kuq, të Froiler, kjo për shkak se sipas Çezarit, futbollisti madrilen Mendi po shkonte në anësore dhe se Froiler, nuk ishte mbrojtës i fundit.

“Një karton i verdhë, do kishte mjaftuar, në këtë rast. Nuk e kuptoj përse, sistemi VAR nuk ndërhyri për të ndihmuar arbitrin”, -shtoi Çezari, i cili deklaroi gjatë analizës së ndeshjes se edhe prekja me dorë e topin nga Vazkes apo simulimi i Kasemiros, nuk u gjykuan si duhet, nga arbitri Shtiler.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"