Një jetë tifoz i Partizanit, Qarri: Ultrasit e kuq më kërkuan të “shkarkoj” Iulianon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2017 | 9:36

Një jetë tifoz i Partizanit, Qarri: Ultrasit e kuq më kërkuan të “shkarkoj” Iulianon

Kamzalinjtë e kanë lënë pas fitoren në Laç dhe kanë vijuar përgatitjet për ndeshjen kundër Partizanit, që do të luhet të shtunën në orën 14:00, në stadiumin e rikonstruktuar të Kamzës. Stërvitja e djeshme e skuadrës së trajnerit Ndreu ka nisur disa minuta pas përfundimit të seancës së “demave”, të cilët gjithashtu stërviten në kompleksin e FSHF-së në Kamzë.

Naim Qarri

Kamza po bën llogaritë që të marrë fitoren e radhës në kampionat, pikërisht të shtunën ndaj të kuqve. Por, kjo fitore po nxitet edhe nga vetë tifozët e Partizanit (grupimi që jetojnë në Kamzë), të cilët kanë qenë të pranishëm në kompleks gjatë përgatitjeve të skuadrës së trajnerit Ndreu.

Grupi tifozëve të kuq është takuar edhe me presidentin e Kamzës, Naim Qarri, duke e uruar për ecurinë e deritanishme të ekipit të tij dhe më pas i kanë kërkuar që Kamza ta mundë Partizanin, kjo në shenjë urrejtje ndaj trajnerit Mark Iuliano, për rezultatet e dobëta në këto javë të para të kampionatit.

iuliano

Presidenti i Kamzës u ka thënë atyre se ai është me zemër te Partizani (si tifoz i vjetër i “demave”) dhe me shpirt te Kamza, dhe nuk ja bën zemra për një aventurë të tillë. Sa i përket kërkesës së tyre, presidenti i Kamzës, Naim Qarri, u është shprehur kështu tifozëve të kuq:

“Kam një jetë tifoz me Partizanin. Nuk mund të kem urrejtje ndaj këtij ekipi, përveçse më dhimbset për gjendjen që ai po kalon. Por, do të udhëzoj djemtë që të luajnë lirisht dhe të mos preken nga emocionet e mia. Edhe nëse ekipi im do të fitojë, unë nuk do të gëzoj me ata, por sigurisht nëse arrihet kjo, ne do ta shpërblejmë ekipin tonë me një tjetër premio.

guerrils deklarata

Unë me të gjithë figurat e Partizanit, që sot janë zyrtarë, si dhe me ata që nuk janë më pjesë e këtij klubi, por që kanë dhënë një kontribut të çmueshëm, i kam miq e shok dhe i respektoj. Për mua është një derbi shpirtëror. Unë nuk do të ndërhyj te çunat. Ata të luajnë e të bëjnë lojën e tyre ashtu siç e kanë treguar, duke bërë më të mirën”.

Për momentin Kamza konsiderohet si surpriza e Kategorisë Superiore, pasi në tetë javë ka grumbulluar 12 pikë dhe mban vendin e katërt në klasifikim. Ndonëse Partizani bëri merkato me emra dhe shifra të mëdha, Kamza e presidentit Qarri është më lart se demat në këtë pjesë të sezonit.

Qarri

Sfida e së shtunës shikohet edhe si një duel për vendin e katërt, pasi Partizani është i pesti, me një pikë më pak se Kamza. Për herë të parë dy ekipet do të luajnë një takim të vlefshëm mes tyre në Kategorinë Superiore.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"