Një jetë në Greqi, gjirokastriti Minga rigjen Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 19:25

Një jetë në Greqi, gjirokastriti Minga rigjen Luftëtarin

“Luftëtari është ekipi për t’u respektuar. Ka pak rëndësi, nëse e nis lojën si lojtar titullar apo si zëvendësues. Personalisht besoj në cilësitë dhe eksperiencën e gjatë si futbollist, ndaj dhe mbetem i prirur për të dhënë më shumë se 100 për qind të aftësive individuale, atëherë kur dhe më kërkohen shërbimet e mia”, tha fillimisht mesfushori i linjës së majtë, Kristo Minga, për “Panorama Sport”.

kristo minga

I ardhur në merkaton e dimrit nga skuadra e Levadhikosit, pjesë e Kategorisë së Parë në kampionatin grek, përmes shqipes së çalë dhe dëshirës për të qenë i drejtpërdrejtë në prononcimin e tij, 33-vjeçari Minga u shpreh: “Të marrësh më shumë minuta në këmbë do të thotë më shumë impenjim maksimal dhe përgjegjshmërinë shërbim të skuadrës. Edhe nëse do të luaja 50 minuta, apo edhe më pak unë do të jepja 100 për qind të pontencialit individual.

Jo pse e nisa lojën si lojtar i 11- shit më të mirë ndaj Kukësit, por si gjirokastrit s’do të kishte kuptim të zhgënjeja familjen, e cila më ndoqi mes ankthit dhe lumturisë së 90-minutëshit ndaj Kukësit. Familja është pika mbështetëse në Gjirokastër, pas eksperiencës së gjatë në futbollin grek, arsye më shumë për të dhënë më shumë nga vetja”.

Më pas, Minga foli për ekipin dhe ndeshjen me Skënderbeun. “Asnjëherë, s’mund të them se kemi qenë perfekt në zbatimin e detyrave të ngarkuara nga stafi teknik. Një gjë të tillë e treguam dhe në ndeshjen me Kukësin, veçanërisht në pjesën e parë. Duke filluar nga sfida e radhës, duhet të jemi rigoroz. Të jemi të vëmendshëm për të marrë minimumin. Një pikë ndaj Skënderbeut që ka bërë mirë në 7 sezonet të fundit do të na mjaftonte për të përligjur ecurinë e suksesshme të Luftëtarit”, përfundoi Minga për “Panorama Sport”.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"