Një jetë mes shtyllave, Bufon: Të shtunën ndeshja ime e fundit me Juventus, kam oferta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 12:03

Një jetë mes shtyllave, Bufon: Të shtunën ndeshja ime e fundit me Juventus, kam oferta…

Është i gjithi momenti i Bufon. Në konferencën e drejtpërdrejtë të sapo përfunduar, portieri legjendar i Juventusit edhe Italisë ka njoftuar se të shtunën do të jetë ndeshja e fundit e tij.
Bufon

Një jetë mes shtyllave, Xhixhi po i jep fund një gjenerate portierësh të kryesuar nga po ai vetë. “ Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit. Isha i lumtur që këto vite i ndava me shumë njerëz. Ishte një udhëtim i bukur. Faleminderit edhe Juventusit. Në 2001-shin ata morën një talent, por ai talent u shndërrua në kampion.

alegri bufon

Dua tiu them se kam shumë oferta. Për në fushë dhe jashtë saj. Do të mendohem dhe javës tjetër do të marr një vendim.Ju njoftoj gjithashtu se kapiteni i ri i ekipit do të jetë Kielini.”, kanë qenë fjalët e intervistës së lamtumirës së Xhanluixhi Bufon. Ai arriti të fitonte një Kupë Bote me Italinë në 2006, shumë tituj me Juventusin, por nuk ia doli të fitonte Ligën e Kampionëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"