Një javë pushim për ekipin, Shaqe: Na ndihmoi… Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2022 | 15:13

Një javë pushim për ekipin, Shaqe: Na ndihmoi… Apolonia

Fitorja e dytë radhazi në kampionat ka rikthyer qetësinë e munguar në Berat. Kanë mjaftuar gjashtë pikë dhe Tomori iu largua zyrtarisht zonës së kuqe.

tomori

Pas kthimit nga Fieri, lojtarët kanë marrë direkt një shpërblim. Duke përfituar nga ndërprerja e garës për shkak të “Katar 2022”, stafi teknik ka lënë pushim për një javë ekipin. Me përjashtim të futbollistëve të huaj që po qëndrojnë ende në qytet, të tjerët u janë bashkuar familjeve të tyre.

Në kamp është rikthyer entuziazmi dhe kjo duket edhe nga deklarata e Klevis Shaqes, i cili është kthyer në një titullar fiks në 11- she. Mbrojtësi i linjës së majtë, për “Panorama Sport”, evidenton se kanë ende për të korrigjuar, por rëndësi ka që u kthyen.

“U nisëm në Fier, me idenë e qartë për të marrë maksimumin e pikëve. Jemi shumë të kënaqur që u kthyem me fitore nga kjo transfertë. Kjo na shërbeu dyfish, jo vetëm psikologjikisht, por edhe në renditje. U larguam nga fundi dhe harrojeni që të kthehemi më aty. Kemi kohën e mjaftueshme përpara për të punuar që të korrigjohemi. Kuptohet që në futboll e fiton një ndeshje edhe prej gabimeve të kundërshtarit, por në Fier ne gjithçka e kemi merituar”, ka përfunduar korçari.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"