Një javë para startit të kampionatit, Tirana humb titullarin për Covid-19. E mëson nga… Kosova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 19:44

Një javë para startit të kampionatit, Tirana humb titullarin për Covid-19. E mëson nga… Kosova

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj është infektuar me Covid-19 duke u larguar kështu nga grumbullimi me Kosovën për dy sfidat e radhës ndaj Greqisë dhe Spanjës.

Bekaj

Lajmi u bë i ditur nga vetë menaxheri i përfaqësueses kosovare, Bajram Shala i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes me Greqinë dha lajmin e infektimit me virus të gardianit 24-vjeçar.

Bekaj është larguar nga grumbullimi duke u izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës e cila vijon përgatitjet për sfidën e nesërme. Ky është dhe një lajm i keq për Tiranën e cila humbet titullarin një javë para startit të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"