Një javë para ndeshjes me Volfsburgun, mbrojtësi “tremb” Skënder Gegën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 11:53

Një javë para ndeshjes me Volfsburgun, mbrojtësi “tremb” Skënder Gegën

Mbrojtësi nigerian, Erhun Obanor, nuk u aktivizua në miqësoren e fundit që Kukësi zhvilloi të dielën ndaj Llapit të Podujevës. Për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në stërvitje gjatë javës së kaluar, stafi mendoi ta linte pushim lojtarin.

Obanor Gega

Mirëpo, edhe në seancën e së martës dhe të mërkurës, Obanor ka munguar. Burime në klub tregojnë se qendërmbrojtësi ndien dhimbje në kavilje dhe e ka të pamundur të stërvitet normalisht.

Kur duhen edhe 7 ditë nga ndeshja me Volfsburgun në stadiumin “Air Albania”, gjendja e titullarit të mbrojtjes e shqetëson jo pak Gegën. Pas mungesës për një kohë të gjatë prej operacionit në gju, Obanor u kthye në fushë ndaj Slavias së Sofjes. Në këtë periudhë ai ka punuar intensivisht, ndërsa ka qenë edhe mbipeshë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"