Një hero te Barcelona. Mbrojtësi, ndër të parët që ndihmoi viktimat e atentatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 10:55

Një hero te Barcelona. Mbrojtësi, ndër të parët që ndihmoi viktimat e atentatit

Mbrojtësi francez i Barcelonës, Lukas Dinje, tani shihet si një hero i mirëfilltë në qytetin spanjoll. Futbollisti ka parë nga afër pasojat e sulmit terrorist në Las Ramblas. As ai, as familja e tij, nuk rezultuan të dëmtuar nga ai atentat, por futbollisti francez pa nga afër tmerrin që shkaktoi ai veprim dhe doli menjëherë në rrugë për të ndihmuar të plagosurit.

dinje

Sipas “RAC 1”, Dinje ka qenë një nga personat e parë që u ka ofruar ndihmë personave në sheshin që është shumë pranë shtëpisë së tij në qendër të qytetit. Ai pa nga dritarja atë që kishte ndodhur dhe nuk ngurroi të vraponte në rrugë për të ndihmuar këdo që shihte në gjendje të vështirë.

download

Dinje ishte mes vullnetarëve të parë në vendngjarje, derisa erdhën forcat e specializuara të sigurisë dhe ndihma mjekësore, që më pas filloi të trajtonte viktimat e ngjarjes së tmerrshme. Në Spanjë, të gjithë kanë filluar ta cilësojnë si hero futbollistin, i cili ka dhënë një shembull të rrallë solidariteti, në një periudhë ku kolegët e tij përmenden vetëm për shuma të çmendura e jetë luksi që ka pak lidhje me atë që ndodh çdo ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"