Një herë në 4 vjet në Superiore, Lushnja thyen një rekord negativ

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 18:13

Një herë në 4 vjet në Superiore, Lushnja thyen një rekord negativ

Lushnja është një skuadër tradicionale e kampionatit elitar, por në 10-vjeçarin e fundit futbolli verdhejeshil ka humbur ka humbur dukshëm raportet me aktivitetin kryesor. Në 12 vitet e fundit Lushnja është pjesëmarrëse vetëm tri herë në Kategorinë Superiore, me një mesatare një herë në katër vjet. Ndërkohë që tradita flet krejt ndryshe. Lushnjarët njohin disa periudha të gjata dhe të pandërprera të pjesëmarrjes në elitë.

lushnja-flamurtari2-470x313

Një ecuri e gjatë kanë qenë vitet ’61- ’79, ’82-’87, ’90-’94 dhe ’96-2006. Pas kësaj dekade të fundit në elitë, futbolli lushnjar ka rënë shumë. Lushnja ka qenë vetëm tri herë në Superiore që nga vitit 2006 dhe kjo mund të quhet periudha e “zezë”, që nga momenti kur skuadra provoi elitën për herë të parë në vitin 1961.

SITUATA – Lushnja e edicionit ardhshëm do të ndërtohet nga tekniku vendës Ilir Gjyla dhe objektivi i vendosur nga klubi është rikthimi i skuadrës në Kategorinë Superiore. Pavarësisht vendosjes së objektivit madhor, në skuadër nuk ka ndryshuar asgjë. Ekipi financohet tërësisht nga bashkia dhe ndryshe nga disa skuadra të tjera që pretendojnë të fitojnë Grupin e Jugut, ka një infrastrukturë futbollistike të shkatërruar si pasojë e mungesës së gjatë të investimeve. Lushnja e sivjetme pritet të ketë ngjyra verdhejeshile dhe pak futbollistë të ardhur.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"