Një guineas për mbrojtjen, Tomori afron lojtarin e Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2019 | 19:13

Një guineas për mbrojtjen, Tomori afron lojtarin e Besëlidhjes

Tomori bën goditjen e radhës në këtë mer kato dimërore. Bëhet fjalë për mbrojtësin Olivier Dore, i cili vjen nga skuadra e Besëlidhjes. Futbollisti nga Guinea ka nënshkruar gjatë pasdites së djeshme kontratën deri në përfundim të sezonit, teksa një element i tillë pritet t’u shërbejë beratasve në fazën defensive.

Dore ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë zyrtare, ndërsa trajneri Santiliano Dule ka mbetur mjaft i kënaqur në paraqitjen e tij të parë në stërvitje.

olivier dore tomori

DORE

Në një prononcim për “Panorama Sport”, futbollisti guineas u shpreh i lumtur për zyrtarizimin e tij, ndërsa tha se Tomori është një klub i madh. “Është me të vërtetë një ditë e mrekullueshme për mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe sigurisht që mund të shoh menjëherë sa i madh është ky klub. Stadiumi është mahnitës dhe pa dyshim një nga më të mëdhenjtë.

Trajneri dhe drejtuesit më kanë pritur jashtëzakonisht mirë. Falënderoj menaxherin tim për këtë transferim, pasi të luash përballë kësaj tifozërie është diçka brilante. Kam ardhur për të bërë më të mirën time dhe besoj se do të ambientohem shumë shpejt me skuadrën. Normale që duhet të japim maksimumin tonë në ndeshjet e mbetura, në mënyrë që të arrijmë objektivin që të jemi në grupin e pesë skuadrave të para.

Do t’ia dalim dhe për këtë nuk ka dyshime”, tha Dore. Sakaq, Tomori vijon të mbetet aktiv në merkato dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë prurje të reja. Drejtuesit e klubit janë hedhur në sulm për një mbrojtës të djathtë, teksa largimi i kapitenit Çaço ka lënë një boshllëk të madh në prapavijë. Tomori nga dita e djeshme ka filluar zyrtarisht të “ndezë motorët” për fazën përgatitore. Seanca ka filluar me ritme të larta, ndërsa duke nisur nga dita e sotme, përgatitjet do të fillojnë me dy seanca në ditë. Stërvitja do vazhdojë intensive deri në rifillimin e kampionatit.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"