Një grabitje me armë zjarri komplikon planet e Anglisë, titullari i sulmit braktis grumbullimin në Katar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 23:03

Një grabitje me armë zjarri komplikon planet e Anglisë, titullari i sulmit braktis grumbullimin në Katar

Rahim Sterling ka qenë mungesa e madhe e Anglisë në ndeshjen ndaj Senegalit. Pak orë para ndeshjes u mësua se futbollisti nuk ishte në dispozicion për këtë duel si pasojë e një “situate familjare”, ndërsa nuk ka siguri nëse ai do të kthehet përsëri për ndeshjet në vijim të Botërorit.

dddddddddddddd

Mediat angleze kanë zbuluar se Rahim Sterling u tërhoq pasi kishte mësuar për një grabitje me armë zjarri në shtëpinë e tij në Sërrei në Angli gjatë të shtunës, ndërsa familjarët kishin qenë brenda.

Sterling kishte mbetur i tronditur nga ky lajm dhe kishte insistuar që të kthehej menjëherë në Angli për të qenë pranë fëmijëve të tij. “Prioriteti i tij është të qëndrojë pranë familjes. Ne do ta mbështetim në këtë situatë dhe do t’i japim kohën e nevojshme. Ai po kthehet në shtëpi dhe nuk dua ta vendos nën trysni. Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme, familja vjen para”, tha Garet Sauthgejt pas ndeshjes së fituar me Senegalin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"