Një gol për 3 rekorde, Levandovski hyn në historinë e futbollit botëror dhe gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 17:22

Një gol për 3 rekorde, Levandovski hyn në historinë e futbollit botëror dhe gjerman

Robert Levandovski shënon disa arritje të tjera statistikore në karrierën e tij. “Bomberi” polak i Bajern Mynihut shënoi sot kundër Shalke 04 golin e 500-të në karrierë duke u bërë i katërti futbollist në aktivitet që arrin një shifër të tillë. Yjet e tjerë që e kanë kaluar këtë shifër janë Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviç.

LEVANDOVSKI

32-vjeçari vendosi dhe dy rekorde të tjerë në Bundesligë. Ai bëhet futbollisti i parë që shënon në 8 ndeshje radhazi jashtë fushe të kampionatit gjerman si dhe në 11 përballje radhazi me Shalken, ai ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"