Një gol në tri ndeshje. Laçi nën presionin e pikëve. Kërkohet kthesa ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 20:59

Një gol në tri ndeshje. Laçi nën presionin e pikëve. Kërkohet kthesa ndaj Kukësit

Laçi nuk ka bërë një start të mirë të këtij sezoni të ri në Superiore, duke marrë vetëm tri pikë pas tri javëve të para. Kurbinasit, për më tepër, ende nuk e kanë shijuar fitoren, pasi kanë vetëm tri barazime. Vetëm një gol i shënuar në tri takime, edhe ai me penallti nga Nuabueze, diçka që nuk i pëlqen aspak trajnerit Cungu.
Nuabueze5
Sfida e radhës është kundër Kukësit, një sfidë që mund të konsiderohet finale për të dyja ekipet. Kjo, pasi Laçi synon fitoren e parë, ndërsa verilindorët, të dalin nga “kriza” ku e shohin veten, ku pas tri ndeshjesh janë në vend të fundit të renditjes. Sfida mes dy skuadrave është tepër delikate, edhe pse është ende shumë herët.
Nuabueze
NUABUEZE – Bomberi kurbinas nuk e ka nisur edhe shumë mirë sezonin e ri, të paktën në Superiore, ku ka shënuar vetëm një gol deri më tani. Golashënuesi më i mirë në kampionat sezonin e shkuar me 24 gola normalisht që pretendon më shumë nga vetja. Ndryshe situata në Kupën e Shqipërisë, ku Nuabueze në dy sfida ka shënuar plot katër gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"