Një gol në 5 muaj, Milani në dilemë për Suson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 14:41

Një gol në 5 muaj, Milani në dilemë për Suson

Ardhja e pronarëve të rinj kinez bënë që Milani të ëndërronte një sezon prej protagonisti, të paktën për zonën Champions, frymëzuar kjo edhe nga një fushatë merkatoje fantastike.

Suso

Por fatkeqësisht, disa blerje nuk kanë dhënë rezultatin e duhur, si Kalinin e Silva mbi të gjitha, por ngërçi më i madh që ka hasur “Djalli” sivjet ka lidhje me atë që deri një sezon më parë ishte njeriu simbol i kësaj skuadre. Po flasim për Suson, i cili edhe pse e nisi mirë, fatkeqësisht për të dhe sidomos për skuadrën, forma e tij ka ardhur në rënie. Kjo ka bërë që drejtuesit e Milanit të ngrenë pikëpyetje të mëdha në lidhje me ish-liverpulasin, i cili ka mundur që të shënojë vetëm 1 gol në pesë muajt e fundit, atë të avantazhit momental 0-1, në Udine.

Suso, vërtet ka ofruar asiste të rëndësishme, por si një sulmues anësor, gjithmonë titullar dhe me goditjet e tij balistike, pritej sigurisht shumë më shumë.

suso

Ky agjërim i tij duhet studiuar me kujdes, jo vetëm nga trajneri, por tashmë edhe nga drejtuesit, të cilët duke parë edhe nevojën për të arkë- tuar miliona për merkaton e verës së ardhshme, pasi Champions-i duket i sfumuar totalisht, janë në dilemë nëse ta konfirmojmë apo të pranojnë milionat që vijnë nga Anglia (Liverpuli dhe Totenhemi kanë ofruar nga 40 milionë euro për të).

Problemet ndoshta mund të jenë të natyrës taktike sepse Suso është nga të paktit që me Gatuzon në krye ka humbur ritmin, ndërsa me Montelën, spanjolli shënonte me breshëri (5 gola), përpara se ai të shkarkohej. Gjithsesi, Milani do të marrë kohë që të mendohet për të, jo vetëm në pritje të pesë ndeshjeve të fundit në kampionat, por edhe duke parë atë që 24-vjeçari mund të bëjë edhe në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"