Një gol i Laçit vlen dy pikë, Memelli me grupin e plotë ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 17:07

Një gol i Laçit vlen dy pikë, Memelli me grupin e plotë ndaj Partizanit

Kriza e golit është prezente në Superiore, pasi në përgjithësi fitoret kanë ardhur me rezultate minimale. Përjashtim nuk bën as Laçi, që së bashku me Kukësin janë skuadrat pretendente që kanë shënuar më pak deri tani. Në 12 javë kampionat kurbinasit kanë shënuar 11 gola ose 0.9 gola për ndeshje.

Laci-Skenderbeu 2-0

Gjithsesi, ecuria e deritanishme është pozitive, ku përballja me Partizanin i gjen në vendin e tretë me 22 pikë, gjashtë më pak se “demat” që kryesojnë. Me cinizmin e tyre kurbinasit kanë arritur të rreshtohen në ekipet pretendente dhe, sipas statistikave të deritanishme, një gol i kurbinasve vlen dy pikë.

Në katër javët e fundit Laçi ka pësuar ndryshime të mëdha. Humbjet radhazi me Teutën dhe Kukësin sollën largimin e Artan Mërgjyshit nga drejtimi i skuadrës. Vendin e trajnerit kryeqytetas e mori Migen Memelli, i cili në dy ndeshjet që ka qenë në drejtim ka marrë maksimumin, 2 fitore. Këtë ecuri trajneri Memelli kërkon ta vijojë edhe nesër ndaj Partizanit.

laciii

Kurbinasit vijnë në këtë përballje me “demat” pas suksesit në Gjirokastër dhe fitores bindëse me Skënderbeun. Trajneri Memelli e ka të plotë grupin për nesër, ndaj Laçi e mendon edhe fitoren ndaj Partizanit, të cilit në mesjavë i bëri dhuratë vendin e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"