Një goditje shpëton Naftëtarin ndaj Butrintit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2017 | 10:33

Një goditje shpëton Naftëtarin ndaj Butrintit

Naftëtari arrin një fitore të vështirë, ku përsëri Shaba spikat si golashënues. Ishte fitorja e tretë radhazi për kuçovarët, ku jashtë çdo parashikimi këtë herë suksesi ishte i vështirë. Dominimi i vendësve ishte absolut në të gjithë ndeshjen. Ata kërkuan që në fillim golin përballë Butrintit, që mendoi më shumë për mbrojtjen.

Naftetari - Butrinti

Në minutat e para, Naftëtari e kishte të vështirë, por nuk mungojnë rastet. Behari nuk realizon në minutat e 32-të dhe 34-t. Gjithashtu humbet një rast të mirë edhe Marini, ndërsa në minutën e 39-të rrezikon kapiteni Ardian Gega, por pret portieri. Në fundin e pjesës së parë, Ardian Gega, një nga më të mirët në këtë ndeshje, shërben për Shabën, por ky i fundit gjuan jashtë.

Pjesa e dytë është më dramatike, ku luhet vetëm në një portë, atë të Butrintit. Fillimisht vendësit rrezikojnë me Tavanin që nuk realizon, ndërsa në minutën e 65-të është Shaba ai që shënon me anë të një goditjeje të fortë. Pas këtij goli, vendësit janë më të çliruar. Ka përsëri raste për ta, por portieri mik është në ditë të mirë, ku priti edhe një penallti në minutat shtesë të goditur nga Behari.

Naftetari - Butrinti skeda

Një trepikësh shumë i rëndësishëm për Naftëtarin, që vazhdon të udhëheqë renditjen e Grupit B. Synimi i kuçovarëve është rikthimi në Kategorinë e Parë.

Arben Çepani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"