Një gjyqtar i Superiores do gjykojë këtë javë Realin! Eldorjan Hamiti drejton duelin në stadiumin “Alfredo Di Stefano”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 0:09

Një gjyqtar i Superiores do gjykojë këtë javë Realin! Eldorjan Hamiti drejton duelin në stadiumin “Alfredo Di Stefano”

Një gjyqtar shqiptar do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Real Madrid. Jo atë të Ligës së Kampioneve, por atë të UEFA Youth League, Ligës së Kampioneve për të rinj që zhvillohet paralelisht me aktivitetin për të rritur.

HAMITI

Kryesori Eldorjan Hamiti është caktuar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen e vlefshme për fazën në grupe të këtij turneu mes Real Madrid dhe Shakhtar Donjetck. Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, aty ku Real Madrid luajti disa ndeshje në vitet e kaluara kur filloi punimet në “Santiago Bernabeu”.

Asistentët e Hamitit për këtë sfidë do të jenë Rejdi Zajmi dhe Feliks Kolleshi, me FSHF që ka vendosur të dërgojë dy emra të rinj që të mësohen me arenën ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"