Një “gjithçkabërës” për Konten, ku do të luajë Vidal?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 17:24

Një “gjithçkabërës” për Konten, ku do të luajë Vidal?

Arturo Vidal është një ushtar, ndërsa Antonio Konte komandanti i tij. Dikur bardhezi, sot zikaltër. Porsa trajneri zbarkoi te Juventusi, në 2011-ën, “Më sillni Arturon” ishte kërkesa në përpjekje për të rithemeluar nga mesfusha një Juventus apatik dhe që nuk fitonte më.

arturovidal-juventus2

E thënë, e bërë: Së bashku i rikthyen brenda pak kohësh oksigjen një “Zonje” të plagosur. Tek Interi, pas disa vitesh, projekti mbetet thuajse i njëjti.

BINAR I DYFISHTË – Konte dëshiron kilianin sepse është në gjendje të kryejë disa detyra. Është një xhol, karta e tij fituese. Në fushë di të mbulojë hapësirën, mbulon role të ndryshme për të bërë t’i ndihet pesha, gjithmonë. Nga përpara mbrojtjes deri pas sulmuesve, nga faza sulmuese në atë pa top. Sulmon dhe mbron: është një lojtar polivalent, modern dhe efikas. Pasi zbarkoi në Itali pas katër vitesh te Leverkuseni, Arturo mësoi të bënte gjithçka me kohën.

Nga motor i lëvizshëm i Juventusit “të parë” kampion Italie, pozicioni i tij ka avancuar. Dhe kur në stolin bardhezi u ul Masimiliano Alegri, u zhvendos pas krahëve të “pykave” për t’i dhënë një frymë më europiane skuadrës që i shkoi pranë tripletës në Berlin. Pikërisht si atëherë, sot Vidal nis nga Barcelona dhe zbarkon në Milano për të luajtur në atë pozicion.

Inter Vidal

TË TJERËT – Kiliani ofron sprinte, teknikë dhe shpërthime, driblime dhe krosime, goditje me kokë, inkursione dhe goditje nga distanca. Nëse duhet, mund të qëndrojë edhe në mbrojtje, siç ka ndodhur në disa raste në të kaluarën. E duke parë fushatën e blerjeve zikaltër, nuk është i vetmi që ndryshon dhe bën së paku dy role.

E njëjta gjë vlen për Aleksandar Kolarovin (i transferuar nga Roma) dhe Mateo Darmianin (i ndalur në Parma me një biletë për Milano në xhep). Fjala kyçe? Polivalencë. Nuk është një rast, por një zgjedhje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"