Një gjigant për sulmin e Turbinës, cërrikasit afrojnë futbollistin 1.92 metra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2021 | 15:18

Një gjigant për sulmin e Turbinës, cërrikasit afrojnë futbollistin 1.92 metra

Një gjigant për sulmin e Turbinës. Cërrikasve u është bashkuar dje në stërvitje kamerunasi Eyoum Moukoko Yvan. Sulmuesi 1.92 cm i gjatë sezonin e fundit ka luajtur me Luzin dhe shënoi 5 gola në 10 ndeshje.

Turbina

Ai do të testohet nga trajneri Alfred Allamani në dy miqësoret që do të zhvillohen javën e ardhshme. Për momentin ekipit i mungon njeriu gol, ndaj shpresat janë hedhur te afrikani.

Nëse bind, atëherë Eyoum mund të jetë shpëtimtari për sezonin 2021-2022. Të verdhëve do t’u bashkohen edhe disa blerje të reja, por emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur. Pritet që shumë shpejt presidenca të mbyllë marrëveshjet dhe më pas të hedhë firmat në kontratë.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"