Një “gjeneral” me fytyrë engjëlli, media gjermane analizon profilin e trajnerit të ri të Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 12:25

Një “gjeneral” me fytyrë engjëlli, media gjermane analizon profilin e trajnerit të ri të Bajernit

Niko Kovaç ka përçarë tifozët e Bajernit të Mynihut, edhe pse ish-mesfushori kroat, me një të kaluar dyvjeçare te gjigantët e Bundesligës (sezonet 2001- 2003) dhe trajneri aktual i Frankfurtit, po bën një punë të shkëlqyer.

Kovac

Gjithsesi, drejtori Rumenige dhe presidenti Hwnes e kanë zyrtarizuar duke nisur nga 1 korriku dhe ai që mundohet të qetësojë skeptikët ka qenë gazetari i të përditshmes “Bild”, Roland Palmert, i cili ka bërë një investigim të hollësishëm në lidhje me figurën, karakterin dhe mënyrën e të punuarit të 46- vjeçarit.

Sekreti profesional – “Ndihmësit e stafit të tij nuk duhet të flasin për punën e tyre në publik. Sekret profesional. Kovaç ka çdo gjë nën kontroll, madje ruan shumë edhe imazhin e tij. Ka një karakter të fortë, sepse nuk e humbet kurrë kontrollin, madje shpeshherë është më i qeshur seç duhet për një trajner, të cilësuar shpesh edhe si me fytyrë engjëlli, por kjo është mënyra e tij për të larguar stresin nga vetja, stafi i tij dhe mbi të gjitha nga futbollistët që ka në kontroll.

Kovac2

Zëvendëstrajneri i tij, Armin Reutershahn, e quan gjithsesi edhe një “vullkan”. Arsyeja? Edhe pse shumë i qeshur, Niko është gjithmonë në kërkim dhe nuk ka frikë që të testojë ide të reja, me anë të së cilave kërkon përmirësimin, pasi perfeksioni është i pamundur për t’u arritur dhe ai e di mirë këtë”, shkruan Palmert.

Gjenerali detajist – “Niko Kovaç punon bindshëm mbi aspektin fizik. Stërvitjet e tij zgjasin deri në 160 minuta në ditë, lojtarët bëjnë joga dhe video-analizat ia dërgon futbollistëve edhe me e-mail, që t’i mbajë gjithmonë në koherencë dhe i detyron që t’i studiojnë rivalët edhe në shtëpi. Çdo ditë ka kontrolle gjaku për të eliminuar dëmtimet muskulore dhe kështu mund të shpjegohet edhe forma fantastike fizike që kanë pasur gjithmonë skuadrat që ka drejtuar”.

Kovac3

Menaxhim “familjar” – “Sot te Frankfurti arrin të drejtojë pa problem një ekip prej 29 lojtarësh me 17 kombësi të ndryshme. Çdo javë bën rrotacion dhe dërgon lojtarë në tribunë, ashtu sikurse edhe mësuesi i tij Otmar Hitcfeld. Prandaj, edhe kampionë apo veteranë si Roben, Riberi e deri te Levandovski janë të paralajmëruar, pasi Niko Kovaç nuk kursen askënd. Kovaç ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë lojtarët, madje gazetarët që ndjekin Frankfurtin e krahasojnë nga ana njerëzore me Jup Hejnkesin.

Por kroati është më i ashpër, sidomos në aspektin moral që kërkon të lidhë me futbollistët e tij. Gënjeshtrat i urren, si çdokush, por nëse e bën me të mund të mos ketë më kthim prapa. Në dhomat e zhveshjes të gjithë heshtin dhe ai flet dhe nuk pranon që dikush t’i kthejë fjalën. Kitel u përjashtua nga skuadra pas një debati me të.

Kovac4

Nga ana tjetër, ka punuar mjaft mirë edhe me karaktere të vështira si Boateng. Gjithsesi, ai di gjithashtu që t’i bëjë lojtarët që të ndihen komodë, pasi futbollistëve u lejon ta thërrasin në emër, i trajton si shokë. Familja është e shenjtë, për raste të tilla lojtarët marrin gjithmonë leje dhe rastet konkrete sivjet te Frankfurti janë Uillems dhe Abraham”.

Taktika e lojës – “Ka vëzhguar si i ftuar stërvitjet e Pep Guardiolës, Jurgen Klopit dhe Tomas Tuhelit. E ndërron pa problem sistemin e lojës. Te Frankfurti e nisi me një mbrojtje me pesë lojtarë, me një ekip mbrojtës dhe që vraponte shumë. Tani luan edhe duke urdhëruar zotërimin e topit. Kovaç është cinik dhe e urren humbjen!”, përfundoi gazetari i “Bild”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"