Një gafë e Mavrajt i jep fitoren Bajernit, bavarezët barazojnë në krye Dortmundin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2017 | 20:31

Një gafë e Mavrajt i jep fitoren Bajernit, bavarezët barazojnë në krye Dortmundin (VIDEO)

Bajerni i Mynihut fitoi me vështirë në transfertën me Hamburgun, vetëm falë një goli në minutën e 52-të, nga ana e Tolisos. Pas një rrëmuje në mbrojtjen e Hamburgut, ku protagonist ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, Toliso e pati të lehtë të shtynte topin në rrjetë.

mavraj

Pas 8 javësh, Hamburgu gjendet përsëri në pozitat ku e mbylli sezonin vitin e kaluar dhe është përsëri në luftë për mbijetesë. Ekipi i Mavrajt numëron vetëm 7 pikë, ndërsa në pesë javët e fundit shënon vetëm një barazim, dhe 4 humbje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"