Një “francez” në provë te Luftëtari, tre të dëmtuar në vëzhgim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 12:53

Një “francez” në provë te Luftëtari, tre të dëmtuar në vëzhgim

Luftëtari do të rifillojë sot përgatitjet anti-Vllazni. Pas dy miqësoresh të zhvilluara me Butrintin dhe Bylisin, skuadra do të startojë një tjetër javë stërvitore.

luftetari

Barazimi 2-2 me sarandjotët dhe humbja 1-3 ndaj ballshiotëve nuk kanë bindur fort, e megjithatë i kanë shërbyer për të parë se ku është ekipi. Në këto takime pati edhe risi, pasi stafi teknik vëzhgoi një mbrojtës të majtë që iu nënshtrua provës. Bëhet fjalë për Albi Ahmetin, 22-vjeçarin vlonjat që ka qenë së fundi pjesë e ekipit U-23 të Trojes në Francë.

I riu ka qenë i grumbulluar edhe me të 19-vjeçarët e Shqipërisë. Sakaq, Jorgos Marantas “kurseu” mbrojtësin Prikas dhe sulmuesin Lika që kishin dëmtime të lehta. Edhe Aurel Demo vijon terapinë në shpatullën e djathtë, ndaj mbetet për t’u parë gjendja e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"