Një format i ri për Ligën e Kampionëve, ja çfarë ka në plan UEFA për kompeticionin më të madh europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2022 | 17:03

Një format i ri për Ligën e Kampionëve, ja çfarë ka në plan UEFA për kompeticionin më të madh europian

Liga e Kampionëve pritet të vijë me një format të ri në sezonet në vijim, me UEFA-n që ka një plan për sfidat gjysmë-finale të këtij kompeticioni.

champions-league-780x439-1

Siç bëjnë me dije mediat në Britaninë e Madhe, UEFA po mendon për një mini-turnament me fazën “Final 4”. Kështu nuk do të ketë më gjysmë-finale që do të luhen me dy takime, por vetëm me një takim, në një javë dhe në një stadium me finalen.

Ashtu siç theksojnë mediat nga ishulli, duket se edhe klubet e mëdha europiane kanë rënë dakord me këtë ide të hedhur nga institucioni më i madh i futbollit në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"