Një formacion “bombë” për Ligën e Kampioneve, ja si duket Tirana me yjet e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 22:02

Një formacion “bombë” për Ligën e Kampioneve, ja si duket Tirana me yjet e skuadrës

Mirë apo keq, Tirana po shkëlqen në merkato dhe skuadrën po e bën nga e para. Me largimin e Tolit dhe Hoxhallarit, skuadra duket sikur u lëkund, ndërsa me ardhjen e Florent Hasanit, Albano Aleksit dhe Arlind Ajetit, nëse firmos, skuadra bëhet e plotë.

tirana

Mbrojtja është blind. Ashtu edhe mesfusha, ndërsa sulmi bëhet fluturues. Edhe stoli i rezervave do të jetë më i plotë, me De Silvën, Hilën apo edhe Tolin nëse ai vjen. Pa harruar të rinjtë e tjerë që skuadra ka me shumicë dhe që janë gati për të kapur një shans te Tirana.

tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"