Një “finale” pa fitues, në fund feston… Skënderbeu (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2017 | 20:20

Një “finale” pa fitues, në fund feston… Skënderbeu (Video)

Mbyllet pa fitues kryendeshja e javës mes Partizanit dhe Kukësit, duke e bërë kampionatin edhe më të ethshëm në javët e fundit të tij. Barazimi 1-1 në fakt i shkon më shumë për shtat Skënderbeut që ka mundësinë të shkurtojë nesër diferencën me të dy ekipet që ka më sipër në klasifikim, për të tentuar më pas t’u rrëmbejë titullin në ndeshjet direkte.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga Partizani, thuajse që në minutën e parë të takimit. Por të kuqtë janë treguar shumë të pasaktë para portës kundërshtare duke shpërdoruar shumë raste. Të goditur në mënyrë të papritur nga goli i Dvornekoviç, futbollistët e skuadrës kryeqytetase provuan në të gjitha mënyrat të kthenin barazinë në pjesën e parë, por pa shumë sukses, të ndalur edhe nga traversa e portës së Koliçit.

Fati ishte me Partizanin në fillimin e pjesës së dytë kur pak sekonda pas vërshëllimës së Jug, me harkimin e parë në zonë, Shameti devijoi topin në portën e tij. Më pas, u luajt thuajse gjatë gjithë kohës para zonës së Koliçit, i cili shpesh me ndërhyrjet e tij dhe shpeshherë i ndihmuar edhe nga paaftësia e sulmuesve të Partizanit, mbylli ndeshjen pa pësuar një tjetër gol.

Një barazim 1-1 që gjithsesi kënaq më shumë Kukësin e pamposhtur dhe që ka një bilanc më të mirë në ndeshjet direkte me Partizanin. Por të dy skuadrat tani duhet të fillojnë të mendojnë për Skënderbeun dhe dy finalet e javëve të fundit të kampionatit ku me siguri do të vendoset edhe fati i kësaj gare drejt titullit kampion.

Partizani-Kukësi 1-1
46′ (ag) Shameti / 21′ Dvornekoviç

sdfsdfsdfsdfsdf

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja në barazim 1-1.

90’+3’ Ekuban përfiton nga një gabim më të majtën e mbrojtjes së Kukësit. Por pasimi i tij drejt qendrës largohet nga Hallaçi.

90′ Tre minuta shtesë në këtë duel të ethshëm.

90’ Mentor Mazrekaj provon me një predhë nga jashtë zonës në të majtën, Koliçi grushton dhe shpëton portën.

88’ Protesta të lojtarëve të Partizanit ndaj gjyqtarit, për një kontakt mes Shametit dhe Ekuban. Jug bën shenjë që loja të vazhdojë pasi nuk ka faull.

87′ Rifillon ndeshja.

adasdasd

85′ Gjyqtari Jug ndërpret ndeshjen për hedhje sendesh në fushë. Bëhet thirrje nga spikeri i stadiumit për qetësi nga tribunat. .

84’ Në fushë edhe Sukaj për Partizanin, në vend të Torasws, i cili largohet nga fusha i pakënaqur.

82’ Goditje nga këndi e Partizanit. Mazrekaj harkon në zonë dhe gjen Bathën, por gjuajtja e tij me kokë nuk është e saktë, me sferën që përfundon jashtë.

80’ Harkimi i radhës nga e majta e sulmit të Partizanit për Torasën, Koliçi kontrollon topin para gjuajtjes së mesfushorit me kokë.

77’ Guri driblon mes mbrojtësve të Partizanit por në fund shtyn shumë topin duke shpërdoruar në momentin e  gjuajtjes.

76’ Gjuajtje e shkëlqyer e Torasës nga distanca. Koliçi tregohet i vëmendshëm dhe pret në dy kohë me një shtirje perfekte në të djathtën e tij.

73’ Lëvizje te Kukësi. Në lojë Guri në vend të Eminit.

71’ Një goditje dënimi e Kariokës nga e djathta gjen Shametin në zonë, por goditja e tij me kokë përfundon shumë lart mbi traversë.

69’ Alla devijon aq sa duhet një harkim nga e majta drejt Ekuban, për të mos i lejuar sulmuesit që të tentojë portën. Goditja nga këndi e të kuqve largohet nga mbrojtja e Kukësit.

66’ Aksion me shumë pasime në pozicion ballor për Partizanin, Mazrekaj provon të gjejë portën me një goditje ballore, por Koliçi është në pozicion dhe kontrollon pa shumë probleme.

65’ Gjoka bën lëvizjen e parë. Largon nga loja Dvornekoviç, për të hedhur në fushë brazilianin Kale.

58’ Mosmarrëveshje në prapavijën e Kukësit. Alla dërgon topin në goditje nga këndi duke rrezikuar një tjetër autogol.

zzxczxczxc

57’ Tjetër harkim në zonë nga e djathta e sulmit të Partizanit. Koliçi zgjidh gjithçka me një grushtim në zhytje.

55’ Kërkojnë kartonin e dytë të verdhë futbollistët e Partizanit për Albi Allën, pas një ndërhyrje ndaj Ekuban pranë zonës së rreptësisë. Jug akordon vetëm goditje dënimi, duke mos dhënë ndëshkim tjetër për mbrojtësin. Goditja e dënimit e Bathës devijohet nga muri.

50’ Entuziazëm te të kuqtë që kërkojnë të godasin përsëri Kukësin e tronditur, ndërsa Gjoka nxjerr disa futbollistë në nxemje.

46’ GOOOOL PARTIZANI. Me të parën gjen rrjetën Partizani. Harkim nga e djathta e Cetkoviç, Alla në tentativën për të larguar topin e përplas te Shameti dhe sfera përfundon në rrjetë. 1-1.

46’ Fillon pjesa e dytë me një zëvendësim te Partizani që nuk ka çfarë të humbasë më. Mazrekaj zë vendin e Ramadanit.

malota

45’+2′ Mbyllet me avantazhin e Kukësit pjesa e parë e ndeshjes.

45’+1’ Goditje dënimi ballore e Partizanit. Provon Batha por topi ndalet nga muri.

45’ Një minutë shtesë në pjesën e parë.

41’ Tjetër rrezik pranë portës së Kukësit pas një goditje dënimi të fituar nga të kuqtë. Cetkoviç harkon në zonë, por Koliçi largon me një grushtim të sigurt.

38’ Goditje dënimi e Partizanit, topi shkon në shtyllën e dytë ku Malota i shpëton mbulimit nga kundërshtarët. Por goditja e tij me kokë ndalet nga traversa që shpëton portën e Kukësit nga goli i barazimit.

37’ Alla i shtohet listës së të ndëshkuarve nga Jug.

34’ Vila bën gjithçka mirë duke u çliruar nga mbulimi i mbrojtësve por pastaj gabon gjithçka me gjuajtjen e tij, duke dërguar topin në krahun tjetër të fushës pa krijuar rrezik në portën e Kukësit.

29’ Gjuajtje nga jashtë zonës e Torasës, Koliçi kalon topin mbi traversë me një devijim vendimtar.

27’ Rrezikon Torasa, me një tjetër rrëzim në zonë, ndërsa gjyqtari Jug bën me shenjë që nuk ka kontakt. Mesfushori i shpëton kartonit të dytë të verdhë.

26’ Duket konfuz Partizani pas golit të pësuar, aksionet janë më të paqarta.

21’ GOOOOL KUKËSI. Goditje nga këndi për Kukësin. Dvornekoviç dërgon topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë, 0-1 dhe heshtje në stadium.

19’ Kërkon penallti Partizani, pas një kontakti mes Imamit dhe Vilës në zonë.

18’ Dy goditje nga këndi radhazi për Kukësin, me Hoxhën që grushton të parën, ndërsa kontrollon të dytën pas gjuajtjes me kokë të Shametit.

16’ Tjetër karton i verdhë për Partizanin, këtë radhë është Torasa që ndëshkohet për një goditje me bërryl.

12’ Jug tregohet menjëherë i rreptë. Pas një kontakti të Shametit me Vilën, ky i fundit u rrëzua në zonë, por gjyqtari e cilësoi të tepruar hedhjen e mesfushorit të Partizanit dhe i dha një karton të verdhë.

9’ Një goditje nga këndi e Cetkoviç largohet nga Musolli, i cili është rreshtuar në linjë me mbrojtjen për të përballuar sulmet e minutave të para të Partizanit që ka iniciativën e ndeshjes.

7’ Ekuban përhap panik në krahun e majtë të mbrojtjes së Kukësit me driblime të njëpasnjëshme dhe pastaj nis topin në qendër. Por Fejzullahi dhe Vila nuk arrijnë të dërgojë topin në rrjetë edhe pse provojnë me gjuajtjet e tyre në hyrje të zonës. Largon mes panikut mbrojtja e Kukësit.

4’ Kukësi fiton një goditje nga këndi. Por harkimi nga e djathta e sulmit të verlindorëve largohet nga mbrojtja e vëmendshme e Partizanit.

1’ Menjëherë një shkëndijë e Vilës, i cili provon nga jashtë zonës, por pa gjetur kuadratin, me sferën që përfundon shumë larg portës së Koliçit.

1’ Pejiç shkelmon topin e parë duke filluar ndeshjen.

partizani kukesi

0’ Dy skuadrat dalin në fushë dhe pas momenteve të para të përshëndetjeve, mbahet një minutë heshtje në nder të figurës së Gjergji Thakës që u nda nga jeta një ditë më parë.

sdfdsf

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Malota, Atanda, Trashi, Batha, Ramadani (46′ Mazrekaj), Vila, Cetkoviç, Torasa (83′ Sukaj), Ekuban.

Trajner: Sulejman Starova

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Shameti (90’+1′ Pashaj), Imami, Dvornekoviç (65′ Kale), Musolli, Lena, Karioka, Emini (73′ Guri), Pejiç.

Trajner: Ernest Gjoka

KV: Vila, Torasa, Malota, Cetkoviç / Alla, Shameti

Gjyqtar: Matej Jug (Slloveni)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"