Një femër te Kukësi, në Laç gjykon kryesori me stemën e FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 10:10

Një femër te Kukësi, në Laç gjykon kryesori me stemën e FIFA-s

Do të luhen ditën e sotme, të gjitha përballjet e kthimit të turit të dytë, të Kupës së Shqipërisë.

kupa

Në disa nga sfidat nuk ka interes të veçantë, për shkak të rezultatit të takimit të parë.

Një nga këto ndeshje është ajo mes Kukësit dhe Lushnjes, ku verilindorët kanë fituar takimin e parë 1-0. Në sfidën e kthimit, kështu është vendosur të arbitrojë një femër. Mirela Cemeri, do të jetë ajo që do të vendosë drejtësi në këtë takim.

eldorian hamiti

Ndërkaq në një sfidë delikate si ajo mes Laçit dhe Bylisit, kryesori me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti do jetë ai që do të arbitrojë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"