Një femër për Komitetin Ekzekutiv, Aldona Sylaj: Ja pse kandidova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 15:33

Një femër për Komitetin Ekzekutiv, Aldona Sylaj: Ja pse kandidova

Pjesëmarrja e femrave në botën e futbollit është duke i dhënë këtij sporti një tjetër dimension. E, ndërsa në botën e futbollit numri i femrave si futbolliste apo si arbitre tashmë është rritur, në futbollin shqiptar do të ketë edhe një femër në organet më të larta në institucionin e futbollit në vend.

25591998_10155413300943922_5492075568939259975_n

Bëhet fjalë për Aldona Sylaj, e cila, prej shtatë vitesh, është pjesë e Komisionit të Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF dhe së fundmi, zëvendëspresidente e tij.

Kandidimi – “Jam propozuar nga Sport Klub Tirana dhe Sport Klub Adriatik i Mamurrasit për të qenë anëtare e Komitetit Ekzekutiv. Kam kandiduar sepse aty ka nevojë për një dorë gruaje, e cila është më shumë sesa e kujdesshme në krahasim me meshkujt. Nuk e shoh aspak si sfidë, pasi për mua janë të gjithë si subjekte. Nuk më prek fare fakti që janë burra, pasi ka ‘burra’ dhe ‘bura’. Se kush është burrë, koha e ka treguar”, shprehet fillimisht zonja Sylaj për gazetën “Panorama Sport”.

25550261_10155413301278922_697270066957779687_n

Si juristja e parë në mediat shqiptare, ajo është prej pothuajse shtatë vitesh anëtare e Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve. “Nga pikë-pamja institucionale është e pavarur”, vijon ajo.

Sylaj është zëvendëskomisionere publike e Vetingut, gjithashtu Doktore Shkencash në “Shkencat Europiane”. “Së fundmi në Kontrollin e Lartë të Shtetit, pra e njoh mirë procesin e auditimit dhe auditimin e fondeve publike”, tregon shkurtimisht Sylaj lidhur me CV-në e saj.

17190994_10154625591303922_3946245396937820174_n

E para femër në KE – Në vijim të bisedës për gazetën, Sylaj tregon edhe arsyet për të cilat ka vendosur që të futet në një garë të tillë. “Kam kandiduar thjesht për faktin se dua të përfaqësoj integritetin, moralin, vlerat, profesionalizmin e lartë, aq më tepër që unë kam kaluar një proces Vetingu, ku deri më tani këtë proces e kanë kaluar vetëm 27. E shoh edhe si një indicie, pasi unë e kam dashuruar sportin, për faktin se babin tim e kam pasur futbollist të mirë në qytetin nga vij unë”, është shprehur juristja.

aldona sylaj

Çështjet në DHZK – Prej më shumë sesa një vit, Aldona Sylaj është zëvendëspresidente e DHZK-së: “Çështjet e mia kanë pasur të bëjnë kryesisht mes klubeve dhe lojtarëve, i kam trajtuar me shumë profesionalizëm dhe kam ditur të ruaj balancën dhe të drejtën. Së fundmi ajo e Flamurtarit që nuk paguante lojtarët, apo ndër çështjet që kam trajtuar kanë qenë ato kur Tirana nuk paguante lojtarët. E pikërisht sot, jam kandidate e Tiranës, sepse kanë parë tek unë profesionalizmin dhe kam ditur që të ndaj të drejtën me detyrimin”.

Vetingu – Si një prej 27 personave që kanë kaluar Ventingun, nuk mund të mungonte edhe një opinion i juristes në lidhje me këtë proces: “Kur shoh njerëz që thonë se do të vij me këtë program, pikë së pari duhet të kalojnë Vetingun. Kushdo qoftë, nga politika apo jurisprudenca. Unë e kam kaluar këtë proces”, përfundoi Sylaj për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"