“Një ëndërr e bërë realitet”, Kastrati flet për debutimin me Kombëtaren: E prisja pak, por u surprizova. Ja kush më inspiron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 22:41

“Një ëndërr e bërë realitet”, Kastrati flet për debutimin me Kombëtaren: E prisja pak, por u surprizova. Ja kush më inspiron

Portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati, ka treguar në një intervistë për “Il Matino di Padova”, ku foli për të gjitha emocionet që përjetoi pas debutimit të tij me ngjyrat kuqezi, kur u fut në pjesën e dytë të takimit miqësor me Estoninë. Portieri i Çitadelës në Serinë B, i cili e mbajti portën e paprekur më shumë herë se çdo kush tjetër foli gjithashtu dhe për të ardhmen e tij.

elhan kastrati kombetare

Sa emocione ndjetë në debutim?

Realizova ëndrrën time. Të debutoja me Kombëtaren e parë ishte mahnitëse. Pasi kam kompletuar të gjithë procesin që nga U-16 e deri te U-21 është një emocion të pashpjegueshëm, jam shumë i lumtur. Përpara se të hyja në fushë, nuk dija asgjë konkretisht, por thjesht doja të shijoja momentin.

A ju tha ndonjë gjë specifike Reja, apo ishe i pavetëdijshëm?

Dija diçka të vogël, por nuk isha i sigurt. Edhe po e prisja pak, por në të njëjtën kohë u surprizova. Reja më tha se ishte i lumtur për mua, ashtu si të gjithë shokët.

Është rinovimi thjesht një formalitet?

Nuk kam folur ende të jem i sinqertë. E di që ata besojnë te unë, këto ditë u fokusova te Kombëtarja, por tani do të flasim për të tjerat. Për mua është një dëshirë për të vazhduar te Çitadela. Jam shumë i lumtur këtu dhe shpresoj të bëj mirë sezonin e ardhshëm. Edhe pse do të jetë më e vështirë, ne duhet të bëjmë diçka të rëndësishme.

Keni ndonjë model që ju inspiron?

Unë pëlqej portierët gjerman sepse i kam parë shpesh në televizor. Kur isha i vogël, isha tifoz me Bajernin e Mynihut, kështu që sigurisht që model kam Oliver Kahn. Më pas pëlqeja dhe Kasijasin, por ai që më pëlqen më shumë është padyshim Manuel Nojer. Si stil pune, mund ta quaj shkollën italiane të portierëve si më të mirën.

Pse ky pasion për futbollin gjerman?

Sepse babai im e dashuron Gjermaninë dhe shpesh i mbështet ata në Kupën e Botës. Në Shqipëri, kur është ky event ne ndahemi në dy: ata që mbështesin Gjermaninë dhe ata që mbështesin Italinë. Ka gjithashtu dhe ata që simpatizojnë Brazilin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"