Një emër i ri del për merkaton e Interit, zikaltërit nisin manovrat për të afruar sulmuesin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2020 | 8:46

Një emër i ri del për merkaton e Interit, zikaltërit nisin manovrat për të afruar sulmuesin francez

Një emër tërësisht i ri ka hyrë në “orbitën” e Interit, referuar merkatos. Bëhet fjalë për Aleksandre Lakazet, sulmuesin e Arsenalit, klub për të cilin deri tani ka shënuar 45 gola në 114 ndeshje të luajtura.aubamejang lakazet

Sipas disa raportimeve të së përditshmes transalpine “L’Equipe”, klubi zikaltër ka nisur manovrat e para për ish-lojtarin e Olimpikut të Lionit.

Megjithatë, lojtari nuk duket i joshur nga destinacioni milanez. Gjithmonë sipas të njëjtit burim, në fakt, duken të pakta mundësitë që Lakazet të shkëmbejë interesimin e Interit. Të shohim nëse pista do të mbetet vetëm një hipotezë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"