Një emër i njohur i bashkohet stafit të Nevil Dedes, te Dinamo vjen si zv.trajner ish-mesfushori i bluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2022 | 14:32

Një emër i njohur i bashkohet stafit të Nevil Dedes, te Dinamo vjen si zv.trajner ish-mesfushori i bluve

Një emër i njohur në kampin dinamovit, emërohet zv.trajner.

Trajneri-i-Dinamos-Edmond-Dalipi

Bëhet fjalë për Edmond Dalipin, i cili do jetë pjesë e stafit teknik të kësaj skuadre në vazhdim.

Ish-mesfushori i bluve do të jetë ndihmës i Nevil Dedes.

Ky i fundit gjatë fazës përgatitore ka pasur si krah të djathtë vetëm përgatitësin atletik Elton Kodra, por tashmë i shtohet edhe 49-vjeçari.

Ky i fundit ka luajtur për Dinamon gjatë karrierën e tij si futbollist, duke qenë një element i spikatur i saj. Por jo vetëm, pasi është aktivizuar edhe për ekipe si Lushnja, Partizani, Bylisi apo Vllaznia.

Si trajner i parë, Edmond Dalipi ka drejtuar Skraparin, Sopotin dhe Tërbunin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"