Një “ekspert” Championsi për PSG-në, kampionët e Francës i ofrojnë pagën më të lartë në botë ish-trajnerit të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2022 | 15:41

Një “ekspert” Championsi për PSG-në, kampionët e Francës i ofrojnë pagën më të lartë në botë ish-trajnerit të Realit

PSG e ka humbur besimin te Mauricio Poçetino dhe gjithnjë e më shumë po shtohen zërat për ta zëvendësuar trajnerin argjentinas. Ka shumë kohë që flitet për emrin e Zinedin Zidanit si një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e stolit të kampionëve të Francës, pavarësisht se francezi ka refuzuar disa herë deri tani dhe ndoshta mendon që të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas Botërorit.

zidane

Por sipas “Mundo Deportivos”, parisienët nuk kanë hequr ende dorë nga dëshira e tyre dhe i kanë bërë ish-trajnerit të Realit Madridit një ofertë për ta bërë teknikun më të paguar në botë, me 25 milionë euro neto në vit. Në këtë mënyrë ai do të linte pas Diego Simeonen e Atletikos së Madridit (me 24 milionë euro në sezon) dhe Pep Guardiolën (Mançester Siti, 23 milionë euro).

Por nuk ka ende asnjë marrëveshje dhe palët kanë vendosur të takohen sërish në ditët e ardhshme, pavarësisht se Zizu është duke shijuar pushimet me familjen në Ibiza, ku ai do të studiojë ofertën dhe do të vendosë nëse do ta pranojë atë apo do të presë stolin aq shumë të dëshiruar të kombëtares kampione bote.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"