Një dyshim në mesfushë, si pritet të rreshtohet Partizani ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 14:28

Një dyshim në mesfushë, si pritet të rreshtohet Partizani ndaj Vllaznisë

Mesditën e djeshme Partizani përfundoi përgatitjet për ndeshjen ndaj Vllaznisë, teksa më pas skuadra është nisur menjëherë drejt qytetit të Shkodrës.

PARTIZANI 1

I vetmi shqetësim për trajnerin Mehmeti dhe stafin mjekësor të Partizanit është Arinaldo Rrapaj.

Mesfushori nuk është rikuperuar plotësisht nga ajo tërheqje muskulore e pësuar me Shpresat dhe megjithëse do të udhëtojë me skuadrën, pritet të mos rrezikohet.

Në krahasim nga ndeshja e fundit me Teutën, Mehmetit i kthehet në dispozicion Hadroj, i cili pritet të ulë në stol Sotën.

Trajneri për formacionin ka dyshime në mesfushë nëse do të luajë me Malën në krah Matondos apo do të aktivizojë Muratajn dhe ta vendosë dardanin në sulm, për të ulur në stol Carën.

Duke qenë se Vllaznia është ofensive dhe duhet agresivitet në mesfushë, më shumë shanse ka të luajë Murataj.

PAR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"