Një ditë pas ndeshjes me Teutën, Daja shkon dhe ndjek nga afër sfidën e skuadrës së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2020 | 15:25

Një ditë pas ndeshjes me Teutën, Daja shkon dhe ndjek nga afër sfidën e skuadrës së…

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka qenë i pranishëm në kompleksin Internacional në Pezë-Helmes ditën e enjte, një ditë pas ndeshjes që ekipi i tij luajti me Teutën, ku ka ndjekur nga afër ekipin B. Numri një i stolit të kuq ishte në tribunë për ndeshjen Partizani B-Dinamo, që u mbyll me rezultatin 1-2.

POLLOZHANI DAJA

Plot 6 futbollistë që grumbullohen me ekipin e parë ishin në fushën e lojës për “demat e kuq”. Portieri Aldo Teqja, e më pas Ferati, Balla, Dajçi, Kodra dhe Hasa. Teqja gaboi rëndë në golin e parë të Dinamos, duke i “falur” golin Almeidas.

Në tërësi, një paraqitje shumë e mirë e Partizanit B dhe lojtarëve që grumbullohen me ekipin e parë, duke kënaqur jo pak trajnerin Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"