Një ditë para Lojërave Olimpike, virusi shtrin 86 punonjës sigurie. 1200 në karantinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 21:56

Një ditë para Lojërave Olimpike, virusi shtrin 86 punonjës sigurie. 1200 në karantinë

Në Rio De Zhaneiro, jo vetëm për Lojërat Olimpike 2016, por edhe për Botërorin e futbollit, 2014 në Brazil, problemi quhej “Zika”, një virus që qarkullonte në zonat tropikale dhe shpërndahej mbi të gjitha nga mushkonjat dhe insektet, të cilët mund të pickonin njerëzit, ndërsa në “PyeongChang” është koha e “Norovirusit”.

piongcang

Edhe pse jo përgjithësisht i rrezikshëm, ky bakter provokon diarre dhe të vjella të forta, të papritura, të cilat shoqërohen edhe nga shqetësime në stomak dhe probleme muskulore. Me pak fjalë, aq sa nevojitet për të hedhur në tapet atletët pjesëmarrës në Lojërat Dimërore në Korenë e Jugut. Dhe alarmi është dhënë tashmë, sepse në pak ditë, edhe pse kjo Olimpiadë dimërore nuk ka nisur ende, janë regjistruar 86 raste me “Norovirus”, por deri tani nuk është prekur asnjë atlet.

“Viktima” kanë qenë të gjithë punonjës të sigurisë, një alarm i cili ka bërë që 1200 të tjerë të futen në karantinë. Ndërkohë, mjekët janë vënë në lëvizje për të gjetur sa më shpejt një antivirus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"