Një dekadë në pritje të trofeut, Zhiru zbulon sekretet e suksesit të Milanit: Titulli u fitua me dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 21:21

Një dekadë në pritje të trofeut, Zhiru zbulon sekretet e suksesit të Milanit: Titulli u fitua me dopietë

Njëmbëdhjetë gola, shumica e të cilëve me peshë. Olivie Zhiru, në moshën 35-vjeçare u konfirmua bomber race, pavarësisht se kampionati i fituar me Milanin ishte vetëm i dyti në karrierë pas atij në Francë me Montpelienë. Veterani kuqezi ka dhënë një intervistë për “Tuttosport” ku ka rrëfyer të gjitha emocionet e tij tri ditë pasi u shpall kampion Italie.

zhirud

Keni fituar gjithçka, por në festën e titullit ishit mes atyre që gëzuan më tepër.

Ky titull ishte vërtet një emocion i çmendur. Siç e dini, në karrierën time të gjatë kam fituar diçka, por ky trofe është i veçantë, sepse ishte sikur edhe ne lojtarët të kishim pritur njëmbëdhjetë vjet, si tifozët, me të cilët u krijua një lidhje e veçantë. I ndiem emocionet e tyre dhe jam shumë, shumë krenar që jam pjesë e këtij ekipi që ka mbështetës të tillë. Zhvilluam një sezon të mrekullueshëm edhe për tifozët tanë. Milani është një klub i madh, i cili ka fituar shumë në Itali dhe jashtë saj. Pra, për një klub si ky, të qëndrosh 11 vite pa titull është diçka e dhimbshme. Nuk ekziston. Dhe më në fund i kemi dhënë fund kësaj padrejtësie.

Inter, Napoli e Sasuolo. Keni shënuar disa gola të rëndë apo jo?

Ndoshta nuk janë shumë, por për fat shënova ato që kishin shumë rëndësi e që bënë diferencën. Dopieta ndaj Interit më bëri të kuptoj menjëherë se vlente vërtet dyfish: sepse po fitonim ndeshjen, por edhe sepse ishim përpara në ndeshjet direkte. Dhe nëse do të kishim barazuar me Sasuolon, do ta kishim fituar titullin gjithsesi. Këtë ia theksova Salmakersit, kur në Napoli humbi shansin për të shënuar lehtësisht golin e 2- 0 që do të na lejonte të kalonim në avantazh edhe në përplasjet direkte me skuadrën e Spaletit. Për të qetësuar situatën, ai m’u përgjigj se druhej më shumë frikë nga Interi. Dhe që për fat për Interin kisha menduar unë që t’i shënoja (qesh)… Nëse mendoj për numrin e golave të shënuar, nuk jam veçanërisht i kënaqur. Por nëse mendoj për vlerën e tyre, atëherë jam shumë i kënaqur me atë që kam bërë.

Si ishte raporti gjatë sezonit me Ibrën?

Për mua është një nder që kam rishkruar historinë e Milanit nën shoqërinë e tij. Është disa vite më i madh se unë dhe, kur më duhej të bëhesha futbollist, ai ishte pika ime e referimit. Personaliteti i tij është shumë i rëndësishëm në ekip. Kur ai flet, të gjithë dëgjojnë dhe askush nuk shpërqendrohet. Edhe pas fitores ndaj Sasuolos, në dhomat e zhveshjes ai mbajti një fjalim. Aty kuptohet se është si mashkulli alfa në kopetë e ujqërve. I thashë se isha shumë krenar që fitova me të. Më pëlqen ta shoh kaq entuziast pas kaq shumë fitoreve. Për mua Ibra është si një vëlla më i madh.

Po për Leaon çfarë mund të na thoni?

E pashë menjëherë, sapo mbërrita në Milano, se ai kishte një potencial të madh. Dhe se po të ishte ndërgjegjësuar për aftësitë e tij, do të ishte shumë më lart. Është vetëm 22 vjeç dhe në karrierën time kam luajtur me shumë të rinj të moshës së tij: por sinqerisht nuk mbaj mend askënd më të fortë. Shpresoj që të qëndrojë me ne, ai është lojtari i duhur për të vazhduar të rritet dhe të ndjekë qëllime të reja. U zgjodh më i miri i sezonit, por i thashë se ky nuk duhet të jetë një qëllim për të, por vetëm një pikënisjeje.

Përgatiti: REINOLD BAKALL – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"