Një çmenduri që kushton qindra mijëra euro, Red Bull tregon koston e përplasjes Hemilton-Verstapen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2021 | 18:43

Një çmenduri që kushton qindra mijëra euro, Red Bull tregon koston e përplasjes Hemilton-Verstapen

Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe në pistën e Silverston ka ndezur edhe më shumë Botërorin e Formula 1. Shkak është bërë ajo përplasje mes Luis Hemilton dhe Maks Verstapen, me këtë të fundit që përfundoi jashtë pistës duke mos marrë pikë në garën që e fitoi në fund britaniku.

maks

Kështu, diferenca mes tyre u ngushtua menjëherë në 8 pikë, por mbi të gjitha, te skuadra Red Bull nuk kanë pëlqyer se si Hemilton rrezikoi jetën e pilotit duke bërë kontakt me të në kthesën m ë të shpejtë të pistës.

Përtej kësaj, shkatërrimi i plotë i njëvëndëshes nga përplasja me barrierat ka edhe një kosto të lartë financiare dhe Helmut Marko, shefi sportiv i Red Bull, ka treguar pasojat ekonomike që kishte kjo përplasje. “Për fat të keq, Verstapen nuk do të ulet më në këtë makinë, pasi është shkatërruar totalisht. Sa do të na kushtojë ky telash? Rreth treçerek milioni euro”, tha ai, duke shpjeguar se më përpara duhej bërë një bilanc i gjendjes së motorit të njëvendëshes kur të çohej në fabrikë, pasi vlera mund të rritej edhe më shumë.

“Në një kohë vështirësish ekonomike si kjo aktuale, një shifër e tillë është domethënëse dhe na dëmton”, ishin fjalët e drejtuesit të Red Bull rreth aksidentit të fundjavës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"