Një brazilian nis provën tek skuadra e Kategorisë së Parë, del në stërvitje edhe… Eneo Bitri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2021 | 16:26

Një brazilian nis provën tek skuadra e Kategorisë së Parë, del në stërvitje edhe… Eneo Bitri

Një brazilian në provë te Tomori. Fernando Silva dos Santos është vënë nën urdhrat e Klevis Dalipit në seancën e së martës. Është 29 vjeç dhe vjen nga kampionati maqedonas, ku është aktivizuar për Pelisterin, Renovën dhe Borecin.

Tomori

Sulmuesi ka cilësi të shkëlqyera, por është pa stërvitje dhe kjo ka detyruar stafin teknik që ta vëzhgojë fillimisht. E megjithatë, ky proces nuk do të zgjasë shumë.

Këtë e konfirmon edhe vetë trajneri, teksa për gazetën thotë: “Pas ndeshjes të së mërkurës ndaj Labërisë, do vendos nëse do ta mbajmë apo jo”. E marta ka qenë ditë vendimtare edhe për firmat, pasi dje ka vazhduar procesi i mbylljes së kontratave.

Të radhës që janë blinduar nga ana e klubit janë Vokrri, Manellari, Baçi e Shaqe. Skuadra sot do të niset drejt Vlorës, atje ku do të luajë miqësore në Nartë.

Në stërvitje me beratasit ka dalë edhe Eneo Bitri, i cili ndodhet me pushime disaditore në vendlindje. Sakaq, ekipi është grumbulluar dje.

Pasi u anulua faza në qytetin e Dimalit, klubi ka vendosur që ta akomodojë Tomorin në një nga hotelet më të mira në qytet.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"