Një bomber në pritje, Lukaku është gati për sprintin final

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:42

Një bomber në pritje, Lukaku është gati për sprintin final

Sa keq që u ndal! Jo vetëm ai, normalisht, sepse Koronavirusi frenoi gjithë botën. Mes të tjerash, edhe “galopimin” e Romelu Lukakut në sezonin e tij të parë në Serinë A. Por, mos kini merak, së shpejti do të rikthehet. Dhe, me disa plane në mendje. I mungojnë 13 ndeshje për të përfunduar kampionatin dhe për të thyer rekordin e tij të golave.

lukaku-inter-940x530

Bomberi belg nuk kishte shënuar kurrë kaq shumë në kampionat (17 gola në 25 ndeshje) dhe duke konsideruar fundet e sezoneve të përjetuara me Anderlehtin, Uest Bromuiçin, Evertonin dhe Mnaçester Junajtidin mund të synojë vërtet të mbyllë eksperiencën e tij të parë italiane në kreun e klasifikimit të bomberave.

KULMIN TEK EVERTONI – Si në Belgjikë, po ashtu edhe në Angli, Romelu edhe në fundet e sezonit ka mbajtur gjithmonë një mesatare të lartë realizuese. Sigurisht, 13 ndeshjet tani do të luhen gjatë verës dhe pas tre muajsh ndalese, por belgu megjithatë u afrohet me një “kurrikulum” që garanton siguri te tifozët interistë.

Duke përjashtuar Premier Ligën 2011-2012, kur me Çelsin zhvilloi 8 ndeshje pa shënuar, Lukaku në 13 ndeshje të fundit të sezonit ka shënuar mesatarisht 5,5 gola.

Kulmin e ka arritur kur mbante të veshur fanellën e Evertonit: në sezonin 2016-‘17, viti magjik i mbyllur me 25 gola në 37 ndeshje (maksimumi në karrierë), numri 9 i Interit shënoi 9 gola në 13 javët mbyllëse. Mbi mesataren ka shkuar edhe me Anderlehtin dhe Uest Bromuiçin: me klubin ku është rritur, në sezonin 2009-’10, shënoi 7 gola; me anglezët 8 nga 17 golat e tij totalë të realizuar në Premier.

OBJEKTIVAT, CR7 E PIONTEK — Interi, pra, mund të qëndrojë i qetë. Historia thotë që Romelu shënon gjithmonë, edhe kur sezoni është drejt përfundimit. Deri tani ka arritur të mbajë një mesatare prej 0,68 golash për ndeshje, më të lartën e të gjitha kohëve me klube. Golin e fundit ia shënoi Milanit.

Lukaku

Në kthimin me Sampdorian, e vetmja skuadër kundër së cilës nuk ka luajtur titullar, duhet të anulonte menjëherë zeron e regjistruar kundër Lacios dhe Juventusit përpara stopit.

Edhe pse, ka një tjetër primat në horizont: të shndërrohet debutuesi në Serinë A me më shumë gola në 10 vitet e fundit. Në shënjestër është fillimisht Kristiano Ronaldo me 21 golat e tij, rivali i parë për t’u parakaluar; megjithatë në krye mbetet ende emri i Kristof Piontekut, i cili një kampionat më parë mes Xhenoas e Milanit arriti në kuotën 22 gola.

Ndërkohë, “Big Rom”, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, është stërvitur në shtëpi gjatë kohës së karantinës mes vrapimeve në tapetin rrotullues dhe çlodhjes në aparatin “Tecar” e dhomën hiperbarike. Tani po stërvitet në “Appiano”, nën sytë e kujdesshëm të Kontes, në pritje të rikthimit në fushë dhe rinisjes së marshimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"