Një “bomber” i ri për Shqipërinë, sulmuesi kuqezi realizon tripletë me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2019 | 23:00

Një “bomber” i ri për Shqipërinë, sulmuesi kuqezi realizon tripletë me Çelsin

Armando Broja po konfirmohet si sulmuesi i ardhshëm i Shqipërisë dhe njëri prej futbllistëve shqiptarë më të talentuar në Europë. Sulmuesi i Çelsit U18 ishte protagonist i fitores në raundin e tretë të FA Cup për të rinjtë duke mundur Hadërsfildin 4-0 dhe 18-vjeçari Broja realizoi 3 gola.

Broja

Lajmi është konfirmuar në llogarine e Chelsea U18 në “Twitter”.

Futbollisti i Shpresave po konfirmohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në kategorinë e të rinjve në Angli. Në kampionatin për 18-vjeçarët, Broja ka realizuar plot 9 herë në 9 takime. Edhe fanelën e Shqipërisë, ai ka shënuar stastika mbresëlënëse duke shënuar 3 gola në 2 ballafaqime.

Armando Broja

Nëse vazhdon me këto ritme, Broja mund të përgatitet së shpejti për debutimin në futbollin elitar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"