Një bombë e Luftës së Dytë Botërore mban peng Bajernin, kaos për kthimin në shtëpi të bavarezëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 17:34

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore mban peng Bajernin, kaos për kthimin në shtëpi të bavarezëve

Lufta e Dytë Botërore ndalon Bajernin. Më saktësisht një nga mbetjet e asaj lufte të përgjakshme të shekullit të kaluar. Një bombë e pashpërthyer pranë aeroportit të Bremen ka detyruar kampionët në fuqi të Gjermanisë që të shtyjnë udhëtimin e kthimit drejt Bavarisë.

asdddddd

Ekipi kishte udhëtuar drejt Bremenit ku u ndesh me amatorët e Bremer SV të mërkurën në darkë, për Kupën e Gjermanisë në një sfidë të fituar me shifrat 12-0. Sot ishte planifikuar nisja nga aeroporti rreth orës 12:30.

Por ekipi është ndalur në rrugë dhe është njoftuar se udhëtimi shtyhej pasi aeroporti ishte i bllokuar, meqë pranë tij është gjetur një bombë e Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë gjithë ditës po punohej për çaktivizimin e saj. Të gjitha fluturimet ishin ndaluar për shkak të kësaj bombe dhe udhëtimi i Bajernit duhej të priste derisa të kishte mbaruar i gjithë procesi nga xhenierët e ushtrisë. Për fatin e mirë, situata ndryshoi shpejt dhe avioni i bavarezëve mori lejen për të udhëtuar pa prishur planet e Nagelsman, pasi rreth orës 15:00, ekipi mundi të largohej nga Bremeni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"