Një biznes i vërtetë me Eriksenin, shikoni sa vlen mesfushori danez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 0:28

Një biznes i vërtetë me Eriksenin, shikoni sa vlen mesfushori danez

Eriksen tek Interi. Në fund, klubi zikaltër është dorëzuar dhe do duhet të derdhë në arkat e Totenhemit 20 milionë euro, shifra e kërkuar nga anglezët, pa bonuse.

eriksen

Për më shumë “Spërsat” do të arkëtojnë përqindjen e solidaritetit (rreth 5%, shumë për skuadrën që e ka rritur profesionalisht) dhe fitimet e biletave në favor të londinezëve për një miqësore që do të organizohet mes skuadrave. Një biznes i vërtetë nga Xhuzepe Marota dhe Piero Auzilio.

E nëse dikush do të kishte dyshime lidhur me mirësinë e operacionit të kryer nga drejtuesit interistë për të transferuar në Milano danezin, mjafton të lexojë një shifër.

Sepse të dhënat ndonjëherë nuk arrijnë të thonë gjithçka, por shpesh tregojnë shumë. Nëse është e vërtetë që Eriksen, duke konsideruar kontratën në skadencë me Totenhemin në verë, do të ishte transferuar me parametër zero, është po aq e vërtetë që Interi për të paraprirë bashkimin në janar pagoi pikërisht 20 milionë. Goditjen e madhe e zbulon “Transfermarkt”, ku sipas një raporti të fundit vlera e lojtarit është 90 milionë. Dhe është vetëm 27 vjeç, në pikun e karrierës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"