Një barazim që u përjetua si humbje te Egnatia, Fangaj: Të zhgënjyer, normalisht që i qajmë pikët e humbura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2023 | 15:50

Një barazim që u përjetua si humbje te Egnatia, Fangaj: Të zhgënjyer, normalisht që i qajmë pikët e humbura

Abdurraman Fangaj ka lënë pas kalvarin e gjatë të dëmtimeve dhe është kthyer në formën e tij më të mirë. Mbrojtësi po e tregon këtë me Egnatian ku po luan me rregullsi dhe ku është bërë pjesë e një skuadre që synon objektiva madhorë. Por edhe ai, si pjesa tjetër e skuadrës, nuk ishte i lumtur pas barazimit 1-1 ndaj Erzenit.

fangaj

“Normalisht jam i zhgënjyer se i nisim ndeshjet me qëllimin që të marrim tre pikët. Nuk jam i kënaqur me barazimin, në të ardhmen shpresojmë t’i shënojmë rastet e humbura.

Besimi nuk më ka humbur, pavarësisht vështirësive dhe dëmtimeve në dy vitet e fundit. Tani ndjehem mirë dhe besoj se kam kapur ritmin që kam pasur te Laçi.

Normalisht që i qajmë pikët e humbura, pavarësisht se me ekipet kryesuese apo më sipër në renditje kemi treguar lojë të fortë dhe i kemi mundur. Në fund edhe mund t’i qajmë pikët, por hyjmë në çdo ndeshje të barabartë dhe shpresojmë të fitojmë”, theksoi Fangaj për “Oversport” në mbyllje të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"