Një baba i “rreptë” si Lorik Cana, ish-kapiteni: Do e shoqëroj vajzën kudo!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 22:21

Një baba i “rreptë” si Lorik Cana, ish-kapiteni: Do e shoqëroj vajzën kudo!

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana ka qenë pasditen e sotme në një lidhje ‘Skype’ me emisionin ‘Ftesë në 5’ në Tch nga qyteti i Romës, aty ku ndodhet aktualisht me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Lorik-Cana-469x450

Gjatë intervistës, Cana ka treguar se ardhja në jetë e vajzës e ka lumturuar shumë dhe i ka shtuar dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë, duke pohuar se ia ka marrë dorën ndërrimit të pelenave. Loriku nuk e fshehu faktin se do të jetë një baba i “rreptë” duke e shoqëruar vajzën kudo në çdo moment. Ndërsa lidhur me raportin me bashkëshorten e tij, Monicën, pohoi se në fakt është shumë liberal, ndryshe nga ajo.

I pyetur nga Bieta se cili është vesi i tij më i madh, Loriku tregoi duke qeshur se shumë herë nuk e dëgjon bashkëshorten teksa flet dhe nuk i jep përgjigje. Nga kjo gjë pohoi se i kishte ngjarë edhe djali.

Pavarësisht situatës së krijuar nga ‘Covid 19’, Cana e quajti vitin 2020 vitin e tij pasi ishte ndjerë shumë i lumtur dhe ky fakt lidhet dhe me ardhjen në jetë të më të voglës së shtëpisë, Enkeleidës.

“Një pjesë e madhe e shoqërisë që ka vuajtur shumë këtë muaj, për shumë çështje, që kanë të bëjnë me vështirësitë ekonomike. Por të jesh 24 orë në 24 me familjen, fëmijët, është gjëja më e bukur. Për mua 2020 ka qenë e mrekullueshme deri më tani. Lindja e fëmijëve bëhet një moment i bukur për një prind dhe lindja e Enkeleidës ashtu ka qenë për mua”, u shpreh fillimisht Cana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"