Një aventurë e re për Luis Hamilton, piloti britanik bëhet aksioner i skuadrës së njohur në NFL

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 10:44

Një aventurë e re për Luis Hamilton, piloti britanik bëhet aksioner i skuadrës së njohur në NFL

Botërori i Formulës 1 mbylli pjesën e parë të sezonit, teksa pilotët tashmë po shijojnë disa ditë pushime, por me sa duket jo të gjithë protagonistët e F1 po mendojnë për pushimet.

hemilton

Luis Hamilton është zyrtarisht pjesë e presidencës së skuadrës së futbollit amerikan të Denver Broncos.

Lajmin e ka dhënë vetë shtatë herë kampioni i botës me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “I lumtur që i bashkohem këtij grupi pronarësh dhe të jem pjesë e historisë së Denver Broncos. Bëhet fjalë për një mundësi unike në jetë, për të pasur impakt në sport dhe të punosh me një ekip që ka famë botërore”, tha britaniku, i cili ka blerë një pjesë të aksioneve të skuadrës së njohur në NFL.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"