Një autogol vendos ndeshjen, Vllaznia mposht Kastriotin në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 16:12

Një autogol vendos ndeshjen, Vllaznia mposht Kastriotin në miqësore

Është mbyllur me fitoren e shkodranëve, ndeshja mes Kastriotit dhe Vllaznisë në Fushë-Krujë, me rezultatin 1-0.

KASTRIOTI

Një autogol i mbrojtësin Bojom në minutën e 8’, i dha fitoren Vllaznisë, që mbrojti rezultatin deri në fund. Trajnerët shikuan gjendjen e futbollistëve të tyre, para fillimit të kampionatit, i cili ende nuk dihet se kur do të startojë, për shkak të bojkotit të skuadrave, që kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave nga qeveria.

Brdariç dhe Ndreu, kanë bërë ndryshime të shumta në pjesën e dytë, për të parë gjendjen e të gjithë futbollistëve deri në këtë moment.

KASTRIOTI-VLLAZNIA 0-1

Bojom 8’ (autogol)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"