Një arbitër shqiptar në ndeshjen e Ligës së Europës, UEFA e cakton në takimin e klubit të njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 16:40

Një arbitër shqiptar në ndeshjen e Ligës së Europës, UEFA e cakton në takimin e klubit të njohur

Arbitri shqiptar me nënshtetësi zvicerane Bekim Zogaj do të jetë pjesë e grupit të arbitrave që do të administrojnë nesër sfidën e raundit të tretë të Ligës së Europës Mura-PSV Eindhoven.
auto_67371346_339445603644082_7895578920156659712_n1563625472
Gjyqtari anësor 39-vjeçari do të shërbejë si arbitër i linjës në sfidën mes sllovenëve dhe holandezëve.

Zogaj ka një përvojë të konsiderueshme teksa ka qenë pjesë në 289 sfida të të gjitha niveleve. Ai ka asistuar në ndeshjet të Ligës së Kombeve, eliminatoreve të Europianit, Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, ndeshje të fazës finale të Ligës së Europës, etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"