Një afrim dhe 3 largime, Laçi ndryshon pak. Ja formacioni i mundshëm në prag të sfidës ndaj Keshlas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 18:00

Një afrim dhe 3 largime, Laçi ndryshon pak. Ja formacioni i mundshëm në prag të sfidës ndaj Keshlas

Alen Sherri është i vetmi afrim për momentin te Laçi në prag të ndeshjes me Keshlën për turin e parë të Ligës së Europës. 22- vjeçari i ardhur nga Vllaznia do të kompensojë largimin e moldavit Dimitri Stazhilla, ndërsa bashkë me vlonjatin Edmir Sali, jep garanci për portën e kurbinasve.

laci

Deri më tani përveç Stazhillës, nga Laçi janë larguar edhe qendërmbrojtësi Eglentin Gjoni dhe mesfushori Bedri Greca, të cilët do të vijojnë karrierën në Kosovë.

Por si mund të jetë Laçi europian? Problemi më i madh për momentin është krahu i djathtë i mbrojtjes, aty ku pas dëmtimit të Abdurrahman Fangat, trajnerit Cungu do t’i duhet të improvizojë. Nëse klubi nuk afron një tjetër mbrojtës të djathtë, gjasat janë që të spostohet Ardit Deliu, i cili nuk është hera e parë që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Formacioni i mundshem

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"