Një afrikan dhe një portugez për sulmin, Teuta prezanton sot projektin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2017 | 15:17

Një afrikan dhe një portugez për sulmin, Teuta prezanton sot projektin e ri

Shtyhet me 24 orë miqësorja e katërt e Teutës në tokë italiane. Pritej që skuadra të përballej dje me AC Samauresen, megjithatë, pas kërkesës së bërë nga klubi vendës, është vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet vetëm sot, në orën 18:00. Gugash Magani po vijon përgatitjet në Itali me futbollistët që ka në dispozicion, megjithatë “sytë” vazhdon t’i ketë te drejtuesit.

Teuta vs Cesena

 

Ai pret që klubi plotësojë kërkesat që ka për merkaton e sezonin e ri. Pritet që skuadrës t’i bashkohen sot dy lojtarë cilësorë për provë. Emrat nuk bëhet të ditur, por mësohet se të dy janë sulmues, me kombësi afrikane dhe portugeze. Sezonin e kaluar Teuta vuajti shumë në sulm, ndaj edhe numri një i stolit ka kërkuar për këtë repart të ketë afrime jo vetëm me bollëk, por mbi të gjitha cilësore.

Teuta

Ndryshimet – Teuta e sezonit të ri do të jetë ndryshe jo vetëm në fushë, por edhe në zyra. Sikundër edhe është bërë publike, Enid Furxhi do të jetë drejtori i ri i akademisë së durrsakëve. Ky i fundit duhet të prezantohej dje, por gjithçka është shtyrë për sot, pasi mungonte një nga aksionerët e klubit.

Enid Furxhi

Në kësi kushtesh, Furxhi do të prezantohet ditën e sotme për mediat në orën 13:00. Lajmin e konfirmon administratori Erjon Jakova, i cili për gazetën shkurtimisht tha:

Erjon Jakova

“Drejtori i ri do të prezantohet nesër (sot) për shkak se një nga aksionerët nuk pati mundësi të ishte prezent. Enid Furxhi e njeh mjaft mirë ambientin dhe me eksperiencën që ka, do të japë maksimumin për ta dërguar një nivel tjetër akademinë e Teutës”. Gjatë prezantimit para mediave pritet që të pranishëm të jenë që të gjithë aksionerët, të cilët do të shpalosin zyrtarisht edhe projektin e Teutës.

Jeton Rexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"