Një 38-vjeçar për sulmin, trajneri në Kategorinë e Dytë merr në skuadër djalin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2021 | 11:24

Një 38-vjeçar për sulmin, trajneri në Kategorinë e Dytë merr në skuadër djalin e tij

Butrinti i Sarandës, i cili militon në Kategorinë e Dytë, i ka surprizuar të gjithë me një lëvizje të bërë në merkato.

137280981_1105446659906625_4413624570993203482_n (1)

Klubi sarandjot ka prezantuar së fundmi afrimin e një sulmuesi 38-vjeçar. Bëhet fjalë për Mario Gurma, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Luftëtarit.

Mario Gurma është njëkohësisht edhe djali i trajnerit të Butrintit, Milto Gurma, i cili sigurisht e ka pasur dëshirë ta afronte djalin në skuadrën që drejton. Butrinti ka objektiv ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin tjetër dhe për këtë arsye priten afrime në skuadër gjatë kësaj periudhe.

2

137280981_1105446659906625_4413624570993203482_n (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"